Telegrafi

Duke treguar figurën trupore, Soni paralajmëron klipin e ri

(Foto: Instagram/soni_malaj)

Soni Malaj është në përgatitje të këngës së re, të cilën e ka paralajmëruar kohë më parë.

Është fjala për një duet, të cilin pritet ta sjellë në bashkëpunim me Benniton.

Dhe derisa ditë më parë kishte publikuar një fragment nga videoja muzikore, kësaj radhe ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të saja.

(Foto: Instagram/soni_malaj)

Këngëtarja shfaqet me veshje sportive, ndërkohë që i ka theksuar linjat trupore, për të cilat është komplimentuar edhe nga koleget e saja.

Lexo po ashtu Soni Malaj në përgatitje të duetit me Bennito
(Foto: Instagram/soni_malaj)

Ajo ka thënë në njoftim se videoklipi i ri do të vijë së shpejti, ndërsa kënga pritet të titullohet “Pak si…”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/soni_malaj)

 

(Foto: Instagram/soni_malaj)