Site icon Telegrafi

Duke përdorur këta përbërës natyralë, bimët në shtëpinë tuaj do të rriten më shpejt

(Foto: Pexels)

Në mënyrë që bimët e shtëpisë të duken bukur dhe ta dekorojnë hapësirën, duhet të kujdeseni rregullisht për to. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, sepse na duket se me gjithë kujdesin tonë, ato sërish ngecin.

Nëse dëshironi që bimët e brendshme të rriten më shpejt, rritja e tyre mund të përshpejtohet duke i ujitur me solucione ose mbetje natyrale.

Lexo po ashtu Nuk keni fat, nuk keni para, nuk ju ec në punë? Lulen që duhet ta largoni menjëherë nga shtëpia

Lëvozhga e vezës

Zakonisht i hedhim lëvozhgat e vezëve, por në fakt mund t’i përdorim ato si pleh natyral për bimët e shtëpisë. Lëvoret përmbajnë shumë kalcium dhe parandalojnë kalbjen e rrënjëve. Mbajini lëvozhgat në ujë për pesë deri në gjashtë ditë, pastaj shtoni në dheun e bimës.

Përveç kësaj, ujin në të cilin e keni mbajtur lëvozhgën, mund ta përdorni edhe për lule. Përzieni ujin e rrjedhshëm me ujin në të cilin keni mbajtur lëvozhgën e vezës në raport 5:1 dhe ujitni bimët me të.

Uji nga zierja e vezëve

Pas zierjes së vezëve, kurseni ujin për ujitje të luleve, sepse është plot kalcium, nga i cili përfitojnë bimët.

Natyrisht, para se t’i ujitni bimët, lëreni ujin të ftohet plotësisht.

Lexo po ashtu Bimët që bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien

Llumi i kafesë

Kur pini kafe, në vend që ta hidhni llumin, ushqeni bimët me të. Ekspertët thonë se ky është një pleh natyral i shkëlqyeshëm për bimët, sepse përmban tre komponentë shumë të rëndësishëm që u nevojiten – azot, kalium dhe fosfor.

Nëse e shtoni këtë mbetje në dhe, bima do të rritet më shpejt dhe do të jetë më e dendur. /Telegrafi/

Exit mobile version