Çiklisti po ngiste nëpër një rrugë në Londër, kur para tij u hap një derë e veturës.
Në mënyrë që t’i shmanget derës së veturës, ai ka vazhduar më tutje.
Në atë moment, aty ka qenë duke kaluar një taksi që e ka përplasur, duke e rrëzuar nga biçikleta, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, ai ka frenuar me shpejtësi, kurse shoferi i taksisë nuk ka qenë në shpejtësi të madhe.
Çiklisti ka shpëtuar me disa të gërvishtura, por pa asnjë lëndim serioz. /Telegrafi/