Telegrafi

Duke ecur në pyll të Lupqit has në një person të varur në litar – trupi i pajetë dërgohet për obduksion 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se derisa ishte duke ecur në pyll ka hasur në një person të varur me litar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lupq të Podujevës, të martën në ora 10:50.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke ecur në pyll, kishte hasur në një person të varur me litar”, thuhet në raport.

Në vend-ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/