Telegrafi

Duke dashur të ikte nga qeni, u përplas për makine (Video)

Një burrë i frikësuar nga qeni, ka bërë një ikje të pakujdesshme.

Duke vrapuar si i verbër në një rrugë në Rusi, burri është përplasur për një furgon të verdhë.

I frikësuar nga lehja e qenit, ai ka vrapuar nëpër trafik, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, ai e ka shmangur përplasjen me veturën e parë, por nuk ka qenë me fat edhe në të dytën.

Kamera e vendosur në një veturë e ka regjistruar momentin kur ai përplaset dhe hidhet në trotuar.

Mësohet se ai ka marrë lëndime të lehta në kokë dhe hundë, por është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/