Telegrafi

Dukagjin Lipa thotë se Dua lexon shumë dhe se nuk kalon kohë në telefon

Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa

Babai i Dua Lipës, Dukagjini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Rubikon”, ku ka folur gjerë e gjatë për të bijën.

Si menaxher i saj, ai ka folur për të arriturat dhe sukseset e mëdha që ka arritur Dua ndër vite.

Veç tjerash, Dukagjini theksoi se krijuesja e hitit “Levitating” lexon shumë dhe se ka lexuar që kur ishte fëmijë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Dua shumë pak kohë kalon në telefon, kemi udhëtime shumë të gjata, të shpeshta”, tha ai.

Lexo po ashtu Dukagjin Lipa: Nuk fitojmë nga Sunny Hill Festival

Lipa tutje shtoi: “Edhe si fëmijë ka lexuar shumë, në çdo udhëtim, në aeroplan, nga aeroporti në hotel, ajo lexon”.

Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa

Dukagjini momentalisht ndodhet në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”, i cili njëherësh është edhe organizator.

Sivjet gjithashtu ka sjellë yje të mëdhenj përfshirë: Bebe Rexhën, Stormzy, Burna Boy, DJ Snake etj. /Telegrafi/