Site icon Telegrafi

Dukagjin Lipa pozon me dy trofetë “Grammy” të vajzës, zyra e tij është e mbushur me postera dhe mirënjohje të Duas

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Këngëtarja me famë mbarëbotërore, Dua Lipa, ka bërë një pauzë mjaft të gjatë duke mos sjell që nga janari këngë të reja.

Mirëpo, kjo nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi siç ka njoftuar këngëtarja, ajo është në përfundim e sipër të albumit të saj të dytë, që do të titullohet “New Era”.

Ndërkohë, ardhjen e projekteve të reja muzikore, e ka konfirmuar së fundmi edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, që njëherësh ushtron edhe detyrën e menaxherit të vajzës së tij.

Lexo po ashtu Dua Lipa ndjen ftohtë në New York, Anwar Hadid i huazoi pallton e tij ndërsa shkuan së bashku në ditëlindjen e Bellas

Dukagjini publikoi së fundmi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke pozuar me dy trofetë e fituara të Dua Lipës në “grammy” këtë vit, përkatësisht çmimet “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike”.

“Duke dëgjuar pak muzikë të re”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa shfaqet i lumtur pranë trofeve të vajzës së tij.

I njëjti pak ditë më parë publikoi edhe një fotografi nga ambientet e zyrës së menaxhmentit të Dua Lipës, Tap Music, e cila mesa duket është restauruar me posterat e këngëtares dhe mirënjohjet e fituara, duke i vendosur ato gjithandej në amientet e menaxhmentit.

Ndërkohë, Dua aktualisht ndodhet në New York me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version