Site icon Telegrafi

Dukagjin Lipa mbush 50 vjet, Dua me mesazh emocional: Ti je drita e jetës sonë

Dukagjin Lipa gjatë ditës së djeshme ka festuar 50 vjetorin e lindjes.

Këngëtari i njohur shqiptar ka marr urime të përzemërta prej miqve dhe familjarëve me rastin e këtij viti jubilar.

Natyrisht, nuk ka munguar as urimi i të bijës së rokerit, këngëtares së famshme ndërkombëtarisht, Duas.

Kjo e fundit ka zgjedhur të publikojë një imazh prej festës së organizuar me këtë rast duke e shoqëruar me një mesazh emocional.

Pos në gjuhën angleze ku ka shpreh fjalë miradije për të atin, 23-vjeçarja i është drejtuar edhe në gjuhën shqipe.

“Urime ditëlindjen e 50-të babi. 50-sha kurrë nuk ka qenë kaq e mirë … madje edhe në një parukë rozë. Faleminderit që gjithmonë ishe shtylla jonë, sepse gjithmonë ishe një telefonatë larg meje, ku ke ardhur të më shihni me nënën. Na bënë të qeshim sa herë që nuk jemi mirë. Ti je drita e jetës sonë … Fjalët kurrë nuk janë të mjaftueshme për të treguar se sa shumë të duam, prandaj do të përpiqem ta tregoj më vonë personalisht. Te dua Dukagjin Lipa”, ka shkruar ndër të tjerash zeshkania në Instagram.

Lexo po ashtu Daily Mail dhe People: Babai i Dua Lipës mori vëmendjen me dukjen e tij në 'Brit Awards'

Ndryshe, Dugi siç njihet më mirë ka qenë anëtar i rok bendit të njohur shqiptar, ODA, të cilët u bën të famshëm me shumë hite duke përfshirë “Beso në diell” e “Më trego”. /Telegrafi/

Exit mobile version