Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ditë më parë qëndroi në Bejrut të Libanit, ku vizitoi kampet e refugjatëve nga Siria.
Së bashku me UNICEF, ata kanë vizituar dhe ndihmuar me mjete disa nga fëmijët e kampeve, gjë për të cilën Dua mori vëmendjen e të gjitha mediave.
Krenare me këto aksione humanitare, po shprehet edhe babai këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, nga aktiviteti që ata që zhvilluan në Liban.
“Dashuri, shpresë dhe komuniteti (pjesa 2) Zgjidhja e refugjatëve sirian në Liban me Duan dhe UNICEF”, ka shkruar Dukagjini në një kolazh fotografive të ndara me fansat.
Ky i fundit është njëherësh edhe themelues i fondacionit “Sunny Hill”, i cili ka ndihmuar me fonde disa organizata e shkolla të fëmijëve në Kosovë.
Këto fonde sigurohen nga festivali “Sunni Hill”, i cili këtë verë organizohet për të dytin vit radhazi, dhe një pjesë e parave të fituara shkojnë për bamirësi. /Telegrafi/