Është zhvilluar mbrëmja më e madhe muzikore e vitit “Grammy Awards 2021” në Los Angeles.
Në mesin e shumë yjeve, në këtë mbrëmje madhështore nuk mungoi as artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Këngëtarja, e nominuar në gjashtë kategori, ka fituar çmimin për albumin më të mirë ‘pop’.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale.
“Jam shumë krenar. Dua, fituesja e çmimit për albumin më të mirë pop. Tre herë fituese e ‘Grammy’”, ka shkruar ai ku dhe ka bashkangjitur fotot e 25 vjeçares gjatë ceremonisë.
Krijuesja e hitit “Levitating” po ashtu mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen glamuroze në një fustan rrjetë.
Ajo sivjet garoi për çmimet: “Kënga e vitit”, “Albumi i vitit”, “Albumi më i mirë pop”, “Incizimi muzikor i vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop” dhe “Performanca më e mirë duo e zhanrit pop”. /Telegrafi/