Yje të shumtë të skenës ishin pjesë e ndeshjes bamirëse të njohur si ‘Loja e Yjeve’ që u zhvillua të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Futbollistët shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, me skuadrat e tyre u vunë përballë njëri-tjetrit.
Ndeshja përfundoi baras, 4-4, por pari spektakël dhe të pranishmit u kënaqën me atë që panë në fushë.
Njëri prej yjeve të muzikës që ishte pjesë e këtij evenimenti ka qenë edhe rokeri i njohur shqiptar, Dukagjin Lipa.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga zhveshtorja, ku shfaqet teksa fotografohet në krahët e dy lojtarëve të famshëm shqiptarë: Granit Xhaka dhe Milot rashica.
“Ndeshja e bamirësisë për qytetin tonë #Prishtina me këta dy lojtarë të mrekullueshëm Granit Xhaka dhe Milot Rashica. Faleminderit për që jeni të shkëlqyer”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e kësaj fotografie.
I njëjti gjendet në Kosovë për organizimin e festivalit “Sunny Hill”, i cili do të sjellë disa yje ndërkombëtare për të performuar sivjet në Prishtinë. /Telegrafi/