Site icon Telegrafi

Duka i çliruar pas fitores: Fillova ta humb besimin

Armand Duka (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shpreh i kënaqur dhe i çliruar për fitoren e Kombëtares kuqezi në ndeshjen ndaj Moldavisë.

“Kisha shumë presion deri në momentin që shënuam, aq sa në një moment humba edhe besimin, pasi nuk po rrezikonim. Megjithatë tani pas ndeshjes jam shumë i kënaqur, pasi shënuam dhe fituam”.

Lexo po ashtu Shqipëria kthehet te fitorja, mposht Moldavinë në Elbasan

“Kjo ndeshje ishte një detyrë shtëpie për Kombëtaren Shqiptare, pasi edhe në letër jemi më lart se Moldavia dhe duhej të merrnim tri pikët. Mendoj se kjo fitore do të përmirësojë atmosferën dhe klimën rreth ekipit, pasi vetëm kështu mund të bëjmë mirë dhe të shkojmë lart”.

“Përpara kemi ndeshje shumë më të vështira dhe punë shumë të komplikuar, por çdo gjë mund të ndodhë. Në grupin tonë nuk ka pasur barazime, ndaj janë krijuar diferenca, por do të ngushtohen hapësirat dhe do të luajmë shanset tona”.

“Jam i kënaqur që (Sokol Cikalleshi) e zhbllokoi ndeshjen, por edhe që shënoi ai vet, pasi është një sulmues dhe golat do ta ndihmojnë. Shpresoj të vazhdojë mirë dhe të na dhurojë sa më shumë gola”, ka deklaruar Duka për SuperSport pas takimit.

Exit mobile version