Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, tash e një kohë ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ajo ka njoftuar fansat se ka bashkuar forcat për herë të parë me reperin Bardhi si dhe me DJ Gimi-O.
Të njëjtit kanë mbajtur të azhurnuar fansat dhe ky bashkëpunim i tyre pritet të lansohet më 10 dhjetor (e enjte).
Derisa janë në finalizim të projektit, ata së fundmi njoftuan se kënga mban titullin “Du&Ich”.
“Du&Ich” 10.12.2020”, ka shkruar Bardhi në një postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Ndërkohë, kjo mezi po pritet edhe nga fansat e artistëve të cilët kanë ndarë pamje nga xhirimet e klipit gjithandej rrjeteve sociale.
Ky njëherësh është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/