Telegrafi

Duhet të zhvillohen edhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve, por sot u thye një rekord që vështirë të arrihet

Faza e sivjetme e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka parë më së shumti gola në histori dhe do të jetë problem që ky rekord të thyer.

Rekordi për më së shumti gola ishte 56.

Goli i Paulo Dybalas që kaloi Juventusin në epërsi ndaj Portos ishte goli i 57-të i kësaj faze duke vendosur rekord të ri.

Pas këtij goli,  Leicester shënoi edhe një herë duke e dërguar rekordin në 58 gola të shënuara.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje që do të zhvillohen nesër mes Manchester Cityt e Monacos dhe Bayer Leverkusenit e Atleticos.

Ndeshjet mes Bayernit dhe Arsenalit dha 12 gola në total, ndërsa ajo mes Barcelonës e PSG-së dha 11 gola.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje që do të zhvillohen nesër mes Manchester Cityt e Monacos dhe Bayer Leverkusenit e Atleticos, ky rekord mund të vazhdojë të thellohet.