Mos pini në mëngjes, është shqetësuese nëse keni një formë më të rëndë gripi
Edhe pse pijet e nxehta konsiderohen efektive në trajtimin e infeksioneve respiratore, si ftohja dhe gripi, jo të gjitha janë aq të mira.
Mjekët këshillojnë që të keni kujdes kur konsumoni kafeinë, sepse ajo, përveç dehidrimit, ka edhe një efekt të lehtë diuretik, ndaj nuk rekomandohet kurrsesi kur keni të vjella dhe diarre.
Një arsye tjetër pse nuk është mirë të pimë kafe kur jemi të ftohur është se ajo përmban kafeinë që na mban zgjuar, ndaj kur jemi të sëmurë trupi ynë ka nevojë të pushojë sa më shumë.
Kafeina është një stimulues dhe ndonëse ndoshta nuk do të ketë shumë efekt në ndonjë medikament që mund të merrni, natyra e saj stimuluese mund të jetë kundërproduktive. Dhe kur keni të bëni me një infeksion viral, vërtet duhet të pushoni mirë, transmeton Telegrafi.
“Kafeina është një stimulues, ndërsa edhepse nuk do të ketë shumë efekt në ndonjë medikament që mund të merrni, natyra e saj stimuluese mund të jetë kundërproduktive. Dhe kur keni të bëni me një infeksion viral, vërtet duhet të pushoni mirë”, thotë profesoresha e epidemiologjisë e Shkollës së Shëndetit Publik të New Orleans, Suan Hassig.
E njëjta gjë vlen edhe për pijet energjike, të cilat shpesh kanë më shumë kafeinë se një filxhan kafe. Aty ndodh edhe dehidrimi dhe kur jemi të sëmurë, organizmi ka nevojë për sa më shumë lëngje. Hidratimi mund të jetë një faktor shqetësues nëse sëmundja është serioze dhe është, për shembull, një formë më e rëndë e gripit, thekson Dr. Hassig. Ai shton se disa infeksione si gripi mund të shkaktojnë edhe simptoma gastrointestinale.
“Në këtë rast, ai këshillon të anashkaloni filxhanin e kafesë së mëngjesit”. Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe me një filxhan kafe, sidomos në gjysmën e parë të ditës sepse mund të parandalojë dhimbjen e kokës dhe të na ndihmojë të lëvizim”, tha doktor Hassig, por duhet të jeni të moderuar dhe të pushoni mjaftueshëm. Ai beson se është shumë e rëndësishme të ruhet një nivel i mirë hidratimi gjatë gjithë kohës, veçanërisht gjatë sëmundjes, dhe uji i thjeshtë, lëngjet natyrale, si dhe çajrat e ngrohtë bimorë dhe supa e ngrohtë janë më të përshtatshmet. /Telegrafi/