Site icon Telegrafi

“Duhet të gjej një zgjidhje” – Guardiola e pranon se Man Cityt do t’i mungojnë disa lojtarë kyç në ndeshjen e ardhshme

Pep Guardiola ka thënë se Manchester Cityt do t’i mungojnë disa lojtarë kyç në ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Wolves të shtunën.

Bernardo Silva nuk është rikuperuar plotësisht nga një goditje që mori në ndeshjen e Ligës së kampionëve, ndërsa John Stones gjithashtu nuk është i disponueshëm për këtë lojë.

Në anën tjetër edhe Rodrigo është i pezulluar për shkak të një kartoni të kuq në ndeshje me Nottingham në fundjavë.

Lexo po ashtu Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Duke shtuar këtu edhe mungesa e Kevin De Bruyne prej disa muaj që është jashtë fushës për shkak të lëndimit, qytetarët do të kenë probleme, sidomos në mesfushë.

“Ne kemi stërvitje këtë pasdite. John nuk është gati. Kevin nuk është gati. Bernardo nuk është mirë – mendoj se pjesa tjetër janë mirë”

“John është më mirë, shumë më mirë. Ai ndihet shumë mirë. Ai po stërvitet vetëm, por ndoshta javën e ardhshme ose pas Leipzig do të fillojë të luajë”.

” Rodrigo ? Është kjo që është. Është për të ardhur keq, por nëse nuk jeni (në dispozicion) nuk jeni. Unë duhet të gjej një zgjidhje. Nuk jam këtu për t’u ankuar. Vetëm për faktin se numri i minutat që ai ka luajtur dhe qëndrueshmëria në shumë gjëra – sigurisht që nuk është e lehtë të zëvendësohet”, deklaroi Guardiola.

Man City është lider në Ligën Premier me 18 pikë nga gjashtë ndeshje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version