Telegrafi

“Duhet të bëjmë më shumë”: Ministrja gjermane e Mbrojtjes kërkon veprimin e NATO-s për t’iu kundërvënë Putinit

Ministrja gjermane e mbrojtjes i ka bërë thirrje NATO-s që të bëjë më shumë për të mbrojtur aleancën nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Christine Lambrecht e bëri deklaratën të shtunën gjatë inaugurimit të selisë së një brigade të sapokrijuar të vijës së parë të NATO-s në Lituani.

“Një gjë është e sigurt: situata aktuale do të thotë që ne duhet të bëjmë më shumë së bashku”, ka thënë ajo, duke shtuar “ne nuk mund të dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e Putinit”.

Lambrecht vazhdoi: “Lufta brutale ruse e agresionit në Ukrainë po bëhet më brutale dhe e paskrupullt… Kërcënimi i Rusisë për armë bërthamore tregon se autoritetet ruse nuk kanë skrupuj”.

Ndryshe, Putini ka ngritur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore dy herë në javët e fundit në mes të një tërheqjeje të forcave ruse në jug dhe lindje të Ukrainës. /Telegrafi/