Sulmuesi i Atalantas, Rasmus Hojlund, është shënjestër e klubeve, si Manchester United e Chelsea, ndërsa është duke i shqyrtuar mundësitë për të ardhmen tij.
Qendërsulmuesi u transferua në Serie A nga Sturm Graz në verën e kaluar për 17.2 milionë euro, ndërsa çmimi i tij në treg tashmë është trefishuar.
The Athletic ka raportuar se ai ka nënshkruar me agjencinë SEG, e cila e përfaqëson edhe trajnerin e Djajve të Kuq, Erik ten Hag, që mund të jetë shenjtë për destinacionin e tij të radhës.
“(Manchester Unitedi) është një klub gjigant, prandaj duhet të kem bërë gjënë e duhur nëse spekulohet se po më kërkojnë. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Nga ajo që dëgjojmë, parashikoj se shumëçka mund t’u ndodhë disa sulmuesve këtë verë, sepse shumë klube po kërkojnë numrin 9. Diçka nuk ka dyshim se do të ndodhë dhe pastaj duhet të presim dhe të shohim nëse unë jam i përfshirë”.
“Jam shumë i lumtur te Atalanta dhe jemi kualifikuar për Evropë, prandaj tash duhet të presim dhe të shohim”, ka deklaruar danezi 20 vjeçar për Tipsbladet, ndërsa i ka mohuar video-telefonatat e spekuluara me Ten Hag. /Telegrafi/