Telegrafi

A i duhet Real Madridi një yll i ri në sulm, këto janë alternativat

Real Madridi ka humbur 50 gola në sezon, pasi Cristiano Ronaldo ka vendosur të kalojë në Juventus dhe mbretërit duhet të vendosin se si ta zëvendësojë atë.

Tashmë klubi ka 100 milionë euro në konto që mund t’i investojë për një numër 9-të.

Në klub ka lojtarë të talentuar si Lucas Vazquez, Marco Asensio dhe Isco, por që nuk mund të jenë zëvendësues të denjë të CR7.

Marco Asensio (Foto: Getty Images)

Në vend të kësaj, fokusi ka rënë te Karim Benzema dhe Gareth Bale, të cilët shënuan 12 gola në 47 ndeshje, përkatësisht 21 gola në 39 ndeshje, duke asistuar edhe 15 herë.

33 golat e tyre nuk i afrohen atyre 44 të Ronaldos.

Emrat në listë 

Real Madridi mund të synojë emra si Harry Kane, Mauro Icardi, Robert Lewandowski dhe Rodrigo Moreno, që të gjithë kushtojnë mbi 100 milionë euro.

Një njeri i lidhur fort me Los Blancos është edhe Eden Hazard, por belgu nuk është sulmues dhe nuk mund të garantojë 50 gola në sezon.

Mariano Diaz, i cili është te Lyon, mund të numërohet si një opsion tjetër, por, edhe një herë, niveli i tij me kërkesat e Realit, kanë diferencë.

Alvaro Morata ka mundësi të ri-blihet, por që kjo lëvizje të ndodh, ka shumë vështirësi.  /Telegrafi/