Telegrafi

Dugarry: Pogba mund t’ia japë Realit atë që i mungon

Paul Pogba (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Paul Pogba do të ishte një përforcim ideal për Real Madridin, ka thënë ish-futbollisti francez, Christophe Dugarry, i cili pret që mesfushori Manchester Unitedit të shkëlqejë te Los Blancos.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se e dëshiron në skuadër kampionin e botës, i cili nuk ka pasur qëndrueshmëri të Djajtë e Kuq prej se u kthye në vitin 2016.

Spekulimet për transferimin e 27-vjeçarit vazhdojnë edhe para afatit të ardhshëm kalimtar, ndërsa krahas Realit, për të interesohet edhe Juventusi.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë e kemi vërejtur se kjo skuadër (e Realit) po plaket paksa. Është (një ekip) që ka probleme me projektimin, thyerjen e vijave dhe arritjen e vijës tjetër, kur atje janë qendrat”.

Lexo po ashtu United gati ta lë Pogban t’i bashkohet Realit, por i kërkon një yll të madh në këmbim madrilenëve

“Pogba mund ta bëjë këtë. Ai është një djalosh që mund të shënojë gola. Për mua, ai është njeriu ideal që do t’ia ofrojë Real Madridit atë që i mungon”, ka deklaruar Dugarry për RMC Sport. /Telegrafi/