Telegrafi

Dugarry e quan Messin “një vogëlush 1.5 metra i gjatë, gjysmë autist”

Antoine Griezmann, Lionel Messi, Christophe Dugarry (Foto: Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi francez, Christophe Dugarry, ka marrë kritika të shumta për komentet e pandjeshme të bëra në drejtim të Lionel Messit, në të cilat e quajti atë të shkurtë dhe gjysmë autist.

Këto komente ai i ka bërë duke folur për RMC Sport lidhur me ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit që përfundoi baras (2-2), në të cilën Antoine Griezmann u inkuadrua vetëm në minutat e fundit.

48-vjeçari ka thënë se arsyeja pse francezi po dështon në Camp Nou është mungesa e harmonisë me futbollistin kryesor të skuadrës.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Nga kush frikësohet (Griezmann)? Nga një vogëlush 1.5 metra i gjatë dhe gjysmë autist?”, ka deklaruar kampioni i botës me Francën në vitin 1998.

“E gjitha që duhet të bëjë ai (Griezmann), është që të shfaqë guxim në momente të caktuara. Qe një vit jam duke e thënë se ai ka probleme me Messin. Duhet ta godasë në fytyrë”.

“Është e vërtetë se Messi mund t’i japë më shumë pasime, por sinqerisht nuk jam i befasuar. Griezmann i humb topat nuk luan me vetëbesim. Griezmann duhet të shkojë dhe të flasë me Messin dhe ta zgjidhë problemin”, ishin fjalët e Dugarry. /Telegrafi/