Site icon Telegrafi

Dueli në shtator, Joshua dëshiron të ndeshet në Wembley me Wilderin – Amerikanit i ofrohen 10 milionë euro nga 80 që do të mblidhen

Tashmë boksieri i njohur Anthony Joshua, është shprehur i gatshëm për sfidën me amerikanin Deontay Wilder. 

Britaniku Joshua ka thënë se ndeshje mes tij dhe kampionit tjetër të pamposhtur mund të zhvillohet në muajin shtator.

Sipas tij meçi duhet të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës.

Anthony Joshua . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Joshua kërkon duel në stadium ku do të ishin të pranishëm mbi 80 mijë shikues dhe përfitimet nga ky meç të ishin të jashtëzakonshme.

Mësohet se shumë që do të fitohet nga ky meç do të jetë mbi 80 milionë euro.

Deontay Wilder dhe stili i tij . (Photo by Al Bello/Getty Images)

Negociatat tashmë kanë filluar mes palëve, ndërsa boksierit amerikan për këtë ndeshje i janë ofruar 10 milionë euro shumë që është refuzuar nga Wilder.

Ai kërkon që kjo shumë të jetë më lartë, duke e parë që fitimet janë të jashtëzakonshme.

Titujt e Anthony Joshua, WBA, IBF, WBO dhe IBO . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Joshua nuk është dakord që ai të fitojë më shumë pasi në të kaluarën Wilder ka fituar deri në 2 milionë euro dhe oferta që i është bërë është pesë herë më e madhe se sa fiton zakonisht.

Për ndeshjen ka folur edhe menaxheri i Joshuas, Eddie Hearn, i cili i ka pranuar negociatat dhe ka thënë se pret sugjerime edhe nga kampi i kundërshtarëve.

Deontay Wilder me berzin e tij në WBC . (Photo by Al Bello/Getty Images)

Hearn ka shpjeguar se pse boksieri i tij duhet të fitojë më shumë.

“Ky është një meç që të gjithë e duan dhe duhet të zhvillohet në një stadium të madh siç është Wembley”.

“Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder e ka vetëm një, atë të WBC”.

Wilder pas një fitoreje . (Photo by Al Bello/Getty Images)

“Oferta  i është bërë është duke i parë sukseset. Ne po bisedojmë dhe po presim përgjigje nga amerikani. Natyrisht presim edhe sugjerimet e tij”, ka thënë ia. /Telegrafi/

Exit mobile version