Site icon Telegrafi

Duelet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe skuadrat që mund të ndeshen në finale

(Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Ka përfunduar faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve me ç’rast janë mësuar të gjitha skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Barcelona (që eliminoi Manchester Unitedin), Ajaxi (që eliminoi Juventusin), Liverpooli (që triumfoi ndaj Portos) dhe Tottenham Hotspur (që e mposhti Manchester Cityn) janë katër skuadrat gjysmëfinale të këtij edicioni.


Ndeshjet gjysmëfinale:

Tottenham Hotspur  –  Ajax
Barcelona  –  Liverpool

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Takimet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa sfidat kthyese do të zhvillohen më 7 dhe 8 maj 2019.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Finalja:

Tottenham Hotspur /Ajax  –  Barcelona/Liverpool


Finalja e edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, ku do të takohen fituesit e ndeshjeve gjysmëfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version