Jerzy Dudek beson se Steven Gerrard është kandidati i vetëm dhe më serioz për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin kur të largohet nga Liverpooli.
Trajneri aktual i The Reds ka thënë se ai ka nevojë për një pushim kur kontrata e tij të përfundojë në vitin 2022 në Anfield Road.
Ish-portieri i skuadrës angleze ka bërë të ditur se në momentin e largimit të trajnerit gjerman, atëherë Gerrard që aktualisht është trajner i Rangers, duhet ta marrë drejtimin e skuadrës.
“Kur isha në Liverpool kohët e fundit askush nuk e mbajti sekretin e faktit që Steven është kandidati kryesor dhe i vetëm për të zëvendësuar gjermanin kur të vije epoka e tij në Anfield”, ka thënë Dudek në një intervistë për Przeglad Sportowy.
“Të gjithë e dinë që herët a vonë, kapiteni i madh do të kthehet. Jam befasuar që Steven filloi të punojë si menaxher kaq shpejt. Shumica e shokëve të mi të ekipit ose lojtarëve nga e gjithë bota kanë nevojë për kohë para se të kthehen përfundimisht në futboll”, ka shtuar më tej Dudek
Pasi u pensionua nga futbolli në fund të vitit 2016 me LA Galaxy , Gerrard u emërua si trajner i të rinjve në Liverpool, më pas për të kaluar te Rangers. /Telegrafi/