Site icon Telegrafi

Duartrokitje, ovacione dhe gjithçka tjetër – Gerrard u prit ngrohtësisht në rikthimin e parë në Anfield

Tifozët e Liverpoolit i kanë bërë një pritje të ngrohtë legjendës së tyre Steven Gerrard, i cili tani është trajneri i klubit të Ligës Premier, Aston Villas.

Liverpooli u ndesh sot (e shtunë) pasdite në shtëpi me Aston Villën në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Kjo ndeshje u fitua 1-0 nga Reds, falë golit të vetëm të shenuar nga ylli i skuadrës, Mohamed Salah (67’) nga penalltia.

Lexo po ashtu Salah hero i Liverpoolit, The Reds mposhtin Aston Villën

Megjithatë, ky takim pati edhe një të veçantë të madhe.

Ishte rikthimi i parë nga viti 2015 i legjendës Gerrard në Anfield, por kësaj radhe si trajner i një ekipit kundërshtar.

Rikthimi i Gerrard në Anfield u prit ngrohtësisht nga tifozët e Liverpoolit, të cilët e duartrokitën, thirren emrin e tij dhe shumëçka tjetër.

Ky moment ishte emocionues dhe shpejt u bë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/  

Exit mobile version