Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruan në Bejrut të Libanit, ku i ka vizituar kampet e refugjatëve nga Siria.
Duke qenë vet nga një vend, si Kosova, nga ku u larguan shumë refugjatë në vitet e nëntëdhjeta, 23-vjeçarja ka thënë se ndjen një lidhje personale me refugjatët atje.
“Kam pasur përvojën më të madhe të vetëdijesimit në këto tri ditët e fundit në Liban duke punuar me UNICEF-in, ku jam takuar me fëmijët në kampet refugjate dhe programet për trajnimin e të rinjve dhe për zhvillimin e aftësive”.
“Dua të flas në veçanti për refugjatët, sepse ndjej që kam një lidhje personale kur i shoh njerëzit teksa përshtaten në çfarëdo rrethanash që janë vënë për shkak të konflikti”.
“Asnjë familje apo fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e vet. Të gjithë kanë ëndrra. Të gjithë meritojnë barazi dhe një vend ku mund të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e plotë”.
“Unë besoj gjithmonë te fëmijët, sepse ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ka qenë një përvojë zemërthyese dhe emocionuese, por edhe shpresëdhënëse, pasi i kam parë këta fëmijë duke qeshur dhe duke nxjerrë anën e mirë të kësaj situate të keqe”, ka shkruar mes tjerash Dua në një postim në Instagram. /Telegrafi/