Neymar ka zbuluar se ai dëshiron të luajë me Cristiano Ronaldon, i cili ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Paris Saint-Germain në muajt e fundit.
PSG pagoi një tarifë rekord botëror prej 222 milionë eurosh për të nënshkruar Neymar në 2017 nga Barcelona, ku ai ishte vendosur mes lojtarëve më të mirë të brezit të tij.
Braziliani shkëlqeu përkrah Lionel Messi dhe Luis Suarez në Camp Nou, dhe gjithashtu ka lulëzuar në një skuadër të klasit botëror në Parc des Princes.
Por, Neymar ende ka ambicie për të luajtur së bashku me një pesë herë fitues të Topit të Artë që aktualisht luan në Itali me Juventusin.
Bëhet fjalë për Ronaldon, i cili pëlqehet shumë nga Neymari për ta pasur si bashkëlojtar te klubi francez.
“Unë dua të luaj me Cristiano Ronaldon”, ka thënë fillimisht Neymar për GQ France.
“Kam luajtur tashmë me lojtarë të shkëlqyeshëm si Messi dhe Kylian Mbappe, por nuk kam luajtur ende me Cristiano Ronaldon”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/