Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Aktivistë të kësaj partie kanë vendosur figurën e kryeministrit Albin Kurti me shkrimin “Dua të bëhem prokuror”.
Aksioni është mbajtur para Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare ku në rend dite është Projektligji për KPK-në.
Ndryshe, vërejtje dhe parregullsi po evidentohen në draftin aktual të projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Pa përfshirjen e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, opinionit të Komisionit të Venecias, e rekomandimet e shoqërisë civile, kjo nismë legjislative po kërkohet që të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë, thonë se reforma në KPK, nuk mund të bëhet duke anashkaluar këto kërkesa. /Telegrafi/