Telegrafi

Dua me performancë mahnitëse në Brit Awards

(Foto: Getty Images)

Pos që është artistja më e nominuar në ceremoninë e sivjetme të Brit Awards, Dua Lipa është kujdesur edhe për atmosferën në O2 Arena.

22-vjeçara shkroi historinë duke u bërë femra me më së shumti nominime në këtë ceremoni muzikore.

(Foto: Getty Images)

 

Ajo veçmë e ka fituar çmimin për Këngëtaren më të mirë britanike dhe është konkurrente e fortë për katër çmime të tjera.

Ndërkaq, në skenën e O2 Arena e ka interpretuar hitin e saj të madh “New Rules”.

 

Lexo po ashtu Dua Lipa është këngëtarja më e mirë britanike e vitit

Prezantuesi e ka komentuar si një performancë mahnitëse paraqitjen e Duas dhe ekipit të saj në skenë.

(Foto: Getty Images)

“New Rules” është hiti më i madh i Dua Lipës dhe është kënga që ka kaluar një miliard shikime në YouTube.

Videoklipi i kësaj kënge aktualisht numëron një miliard e 21.6 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/