Dua Lipa e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar vetëm me të brendshme.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, në vitin që lamë pas shënoi sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore.
Ndërsa ajo është kujdesur t’u qëndrojë pranë fansave të saj me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Nuk janë të rralla edhe fotografitë, të cilat 22-vjeçarja i publikon në profilin e saj në Instagram.
“Po bie shi në Xhamajka, prandaj është një ditë e bukur për t’u shijuar dhe për të shkruar këngë, por Pixie Levinson e gjeti këtë film të humbur nga një ditë shumë më e ngrohtë. Prandaj, do të shtirem”, shkruan në përshkrimin e fotografisë në Instagram.
Në bazë të lokacionit, mësohet se këngëtarja ndodhet në Port Antonio të Xhamajkës.
Dua ka bërë të ditur se pas albumit të suksesshëm debutues, po punon në projekte të reja për albumin e dytë.
Por, paraprakisht, ajo do ta sjellë me videoklip këngën “IDGAF”. Xhirimet tashmë kanë filluar dhe videoja muzikore do të jepet premierë më 12 janar. /Telegrafi/