Site icon Telegrafi

Dua Lipa zbukuron edicionin e shtatorit të Vogue France

(Foto: Instagram/dualipa/voguefrance)

Diva e muzikës pop, Dua Lipa, ka mahnitur në zbukurimin e numrit të shtatorit të versionit francez të revistës Vogue.

Në fotosesion, këngëtarja e famshme shqiptare prezanton një pamje të re mahnitëse.

Ajo ka pozuar para aparatit të fotografit Mert Atlas në një version që nuk është parë më herët.

“Dua Lipa siç nuk e keni parë kurrë më parë! Ylli kryesor i popit është muza e numrit të shtatorit të Vogue France”, shkruan në njoftimin e revistës.

Lexo po ashtu Dua Lipa duket tërheqëse në fustanin transparent nga pushimet në Ibiza

Ky bashkëpunim vjen menjëherë pasi Dua njoftoi se albumi i saj i tretë – që pason “Future Nostalgia” nga viti 2020 – do të vijë me një tingull të frymëzuar nga psikodelia e epokës së viteve të shtatëdhjeta. /Telegrafi/

Exit mobile version