Këngëtarja Dua Lipa shijoi një ditë jashtë në Londër me të dashurin Anwar Hadid.
Çifti u fotografuan krah për krah ndërsa shëtitnin nëpër Soho, teksa Dua dukej shumë tërheqëse e veshur me një xhaketë të markës “Balenciaga”, e cila kap shifrën e 3,000 funteve (afro 3460 euro), shkruan DailyMail.
Këngëtarja, e cila aktualisht po përgatitet për daljen në treg të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”, kishte veshur gjithashtu një palë xhinse të cilat në kontrast me njëra-tjetrën, por që përshtateshin me dizajnin e xhaketës.
Një çantë blu i dha një pamje më të kompletuar këngëtares nga Kosova.
Ndërkohë i dashur i saj, Anwar Hadid, zgjodhi një kapelë dhe një palë xhinse të prera, të kombinuara me një palë këpucë të kuqe.
Vëllai i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid përfundoi pamjen e tij me një çantë blu, ndërsa së bashku me të dashurën vizituan një sërë dyqanesh.
Dyshja kalojnë shumë kohë së bashku në Londër, Los Angeles dhe New York, ku raportohet se morën me qira një apartament pas vetëm dy muajsh takime me njëri-tjetrin.
Një burim i brendshëm i tha gazetës britanike The Sun: “Dua dhe Anwar po kalojnë të gjithë kohën e tyre së bashku, kështu që thjesht kishte kuptim që ata të merrnin me qira këtë vend”.
“Pasi ajo të rikthehet me muzikë të re, Dua do të kalojë më shumë kohë në New York, kështu që është mirë që ajo të ketë një bazë atje dhe ka kuptim për të sepse shumë nga familja e Anwarit jetojnë atje”, thoshte burimi.
Dua dhe Anwar kanë që nga qershori i vitit të kaluar që janë në lidhje me njëri-tjetrin. /Telegrafi/