Dua Lipa është ylli i momentit në skenën e muzikës botërore. Në fakt, ajo ka qenë edhe ylli i vitit duke marrë parasysh sukseset e projekteve të saja dhe të arriturat e shumta.
Vlerësimet për 23-vjeçaren janë duke vazhduar akoma teksa jemi në përfundim të vitit 2018.
Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra prej fitueseve në ceremoninë e dytë të përvitshme të Variety, ku ka fituar çmimin për ‘Depërtimin e vitit’.
Pos kësaj, mediat e mëdha e kanë vlerësuar në veçanti edhe dukjen mbresëlënëse të Duas.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë që vinte në pah figurën e saj trupore.
Si gjithmonë, është përmendur edhe gjatësia trupore e bukuroshes, të cilën ajo e ka rritur akoma më shumë me takat e larta.
Në këtë mënyrë, autorja e hitit “New Rules” është vlerësuar si një prej yjeve me dukjen më të mirë të mbrëmjes. /Telegrafi/