Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm.
Zeshkania kohët e fundit është përfolur se është ndarë nga i dashuri Isaac Carew dhe është spekuluar për një romancë me vëllanë e motrave Hadid, Anwar.
Mes këtyre thashethemeve, ajo po vazhdon të shijojë jetën dhe së fundmi nuk ka munguar një ndryshim në pamje nga ana e saj.
Në imazhin e fundit të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Dua shfaqet me një ndryshim të ri në pamje. Ajo shfaqet me flokë të gjelbër, duke mos e bërë shumë të qartë nëse bart paruke apo është vërtet një ndryshim.
Sido që të jetë, këngëtares nga Kosova i shkon mjaft shumë ky stil dhe komentet ishin të ndryshme nga fansat e saj.
Vlen të ceket se 23-vjeçarja tash e sa kohë ka nisur të incizojë këngët e reja që do të përmbajë albumi i dytë i saj në karrierë. /Telegrafi/