Ajo nuk ka frikë të shtyjë kufijtë kur bëhet fjalë për modën.
Dhe Dua Lipa u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq në Instagram të shtunën mbrëma përpara performancës së saj kryesore në ‘Austin City Limits Festival’.
Krijuesja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, shfaqi dekoltenë e saj, në një palë sytjena të verdha të çuditshme ‘Hello Kitty’, shkruan DailyMail.
Duke kombinuar të brendshmet me një fustan të bardhë pa rripa, këngëtarja tërhoqi fustanin për të treguar sytjenat e saj bazuar në filmin vizatimor të lezetshëm.
Duke e kompletuar dukjen me çizme lëkure të zeza deri tek gjuri, Dua kapi flokët e saj të kuq gjysmë lart gjysmë poshtë.
E lumtur që do të jetë kryefjala e festivalit, ajo i ka shkruar: “Kthim bë Austin! Rundi i 2-të Sonte @aclfestival”.
Ylli ka ndarë edhe një selfie të ëmbël me babin e saj Dukagjin Lipa, i cili është edhe menaxheri i saj. /Telegrafi/