Site icon Telegrafi

Dua Lipa vazhdon të mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTI në koncertin e Marilyandit (Foto)

Dua Lipa po dëshmohet të jetë një aktiviste e madhe e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI.

Bukuroshja nga Prishtina performoi në Maryland mbrëmjen e 28 nëntorit para publikut amerikan.

Ajo u shfaq me veshje shumë “cool” dhe me një bluzë të zezë duke treguar linjat trupore dhe duke u shfaqur mjaft bukur.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

Në një moment gjatë performancës së saj ajo shpalosi flamurin me ngjyrat e komunitetit LGBTI dhe inicialet e emrit të saj.

Këngëtarja aktivitetin e njëjtë e bëri edhe në një nga koncertet e fundit ku shpalosi flamurin e komunitetit LGBTI.

Dua ndryshe nuk ka marrë asnjë nominim për çmimet Grammy, duke u konsideruar kështu kjo një befasi.

Ajo po shkon sigurt drejt një miliard klikimeve me projektin “New Rules” të publikuar kohë më parë.

/Telegrafi/

Exit mobile version