Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka vendosur që gjatë ditës së sotme (e premte) të zgjedh fjalë më të mira për një person.
Bëhet fjalë për modelen e njohur, Bella Hadid, e cila feston ditëlindjen e saj të 24-të.
Bella përndryshe është edhe motra e Anwar, të dashurit të artistes shqiptare, me të cilin tashmë ka një lidhje publike.
Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Dua ka ndarë disa imazhe në të cilat ka uruar më të mirën për modelen.
“Urime ditëlindjen Baby Bells. Ti je e fortë, e bukur, e sjellshme dhe e kujdesshme. Nëse do mundeshe, do e përqafoje çdo person që të kalon afër. Shumë dashuri për ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Në po të njëjtin postim, dyshja shihen duke shijuar gota vere, kalonin kohë produktive së bashku. /Telegrafi/