Prindërit e këngëtares Dua Lipa, Dukagjini dhe Anesa, sot (e martë) festojnë përvjetorin e 25-të të martesës së tyre.
Me këtë rast, në këtë ditë të rëndësishme një urim nuk ka munguar as edhe nga e bija, Dua, e cila ka një përkrahje shumë të madhe nga të dy prindërit.
Ylli shqiptar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ka publikuar një imazh të veçantë të prindërve, të cilin e ka shoqëruar me një dedikim mjaft emocional.
Fotoja në fjalë e shfaq çiftin Lipa në një pushim të tyre, imazhi i të cilëve duket të jetë realizuar para shumë viteve.
“Sot është 25 vjetori i martesës i prindërve të mi, dashurinë më të fuqishme që njoh”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Urimet po ashtu nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e shumtë të artistes 24-vjeçare.
Përveç Duas, Dukagjini dhe Anesa janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë: Rinës dhe Gjinit.
Dua përndryshe është rritur në frymën e muzikës që në fëmijëri, për shkak se i ati i saj dikur ishte këngëtar, pjesë e grupit “ODA”. /Telegrafi/