Telegrafi

Dua Lipa tregon stilin e saj të çuditshëm rrugëve të Londrës, ndërsa shoqërohet nga i dashuri dhe kunata e saj

Ajo u kthye në Britani të Madhe pas një vere të kaluar duke udhëtuar nëpër botë.

Dhe Dua Lipa tregoi ndjenjën e saj të çuditshme të stilit, ndërsa kombinoi pantallonat e kuqe me një xhaketë lëkure me një kapelë rozë dhe syze dielli portokalli, në Londër të mërkurën.

Interpretuesja e hitit “New Rules” – e cila mbushi 26 vjet të dielën – u vu re me kunatën e saj Bella Hadid, duke u drejtuar tek një veturë e zezë, shkruan DailyMail.

Dua kishte veshur një bluzë me brez të bardhë nën xhaketën e saj të markës “Balenciaga” dhe shëtiste me pantallona të gjera.

Këngëtarja mbante sendet e saj në një çantë të madhe lëkure të vendosur mbi bërryl dhe të aksesuar me unaza argjendi të shumta dhe një gjerdan me rruaza shumëngjyrëshe.

Ajo e përfundoi veshjen e saj me një kapele ngjyrë rozë dhe syze dielli me ngjyrë portokalli.

Bella dukej sikur të kishte marrë frymëzim për pamjen e saj nga filmi i viteve ’90, “Clueless”, me fundin e saj të shkurtër, një triko dhe çorape të gjata deri në gjunjë.

Përtej qytetit, i dashuri i Duas, Anwar Hadid u pa duke bërë një test COVID në Laboratorin ‘BIOGROUP’ në lagjen Notting Hill.

Dua e ka kaluar verën duke udhëtuar në të gjithë Evropën me të dashurin e saj Anwar, 22 vjeç, me të cilin filloi të takohej në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/