Telegrafi

Dua Lipa tregon se dy nga librat që ka lexuar këtë muaj janë të Ismail Kadaresë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke shijuar disa ditë pushimi në Greqi.

Artistja me prejardhje nga Kosova është e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Romain Gavras.

E njëjta së fundmi ka ndarë ndjekësit në InstaStory disa libra, të cilët i ka lexuar këtë muaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Levitating” mes tyre zbulon se ka lexuar librat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Lexo po ashtu Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

“Disa nga librat që kam lexuar këtë muaj”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo bën me dije se ka lexuar librat: “Elegji për Kosovën” dhe “Një vajzë për mërgim” si dhe një të Ernest Hemingway të quajtur “Men Without Women”.

Dua tani po shijon një romancë të re me Romain, i cili më parë ka qenë në lidhje me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

Foto: Screenshot/Instagram

Këta dy libra dhe gjithë të tjerët të Ismail Kadares mund t’i gjeni në Librarinë Dukagjini.