Telegrafi

Dua Lipa thotë se përmes fondacionit “Sunny Hill” do të renovojnë amfiteatrin e Prishtinës

Dua Lipa, Dukagjin Lipa dhe Shpend Ahmeti (Foto: Facebook)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa së bashku me babanë e saj Dukagjin Lipa, ka realizuar një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Para se t’ia parashtronte pyetjet e dërguara nga qytetarët, ata diskutuan për planet e ardhshme e po ashtu edhe për investimet që do t’i bëjë fondacioni “Sunny Hill”.

Lajmin e mirë për qytetarët e Prishtinës e ka dhënë Dua Lipa, e cila tha se përmes fondacionit do të renovojnë amfiteatrin e kryeqytetit.

Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa (Foto: Facebook)

“Kemi shprehur dëshirën të bëjmë renovimin e amfiteatrit të qytetit të Prishtinës përmes Sunny Hill Foundation, aty të bëjmë një instalacion, një skulpturë”, u shpreh Dua.

Ndërsa Dukagjin Lipa ndërhyri duke thënë se amfiteatri gjendet në një vend shumë të përshtatshëm, në një destinacion për atë që kanë vendosur ta bëjnë.

Sipas tyre për mometin hapësira në të cilën do të investojnë do të përdoret për festivale të ndryshme filmi, organizime të ndryshme dhe ndonëse një mbledhje para festivalit “Sunny Hill. /Telegrafi/