Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, gjatë muajit mars ka sjellë në treg albumin “Future Nostalgia’, i cili u prit mjaft mirë.
Por, pas kësaj, ylli i muzikës pop duket se është përballur me frikën e lansimit të saj, pasi pandemia coronavirus po kaplonte botën, shkruan Daily Mail.
Gjatë një interviste për The Sunday Project ajo kishte treguar se ndihet e shqetësuar për suksesin e albumit.
“Isha shumë e frikësuar të publikojë këngët gjatë asaj kohe, të bëhen e sinqertë. Ka qenë mirë sepse krijova marrëdhënie të veçantë me fansat dhe dëgjuesit e ndryshëm”, është shprehur ajo.
Po ashtu, të njëjtën ndjenjë e ka pasur edhe për transmetimin e drejtpërdrejt të këngëve, të cilat iu desh me patjetër ta bënte.
Derisa u përball me këto gjendje emocionale, ajo shtoi se me rëndësi është marrëdhënia e muzikës së saj me fansat.
Sidoqoftë, “Future Nostalgia” ka arritur të bëhet albumi i vitit për 2020, në ‘Hyundai Mercury Prize’, ku fituesi do të shpallet gjatë muajit shtator. /Telegrafi/