Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë planetit tokë.
Ajo së fundi ka qenë e pranishme para publikut të Hasselt, qytet verior i Belgjikës.
Këngëtarja tha se nuk ka mundur t’i refuzon t’i takoj fansat që ishin mbledhur për ta takuar, megjithëse ishte e sëmurë dhe nuk ndihej mirë.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit edhe disa fotografi teksa shihet në prani të fansave që “dëshironin” ta ngufatin me përqafim.
“Megjithëse u thashë se jam me grip dhe u kërkova leje që t’iu jepja të gjithë një përqafim, ata ishin absolutisht më të mirët. Unë jam me aq fat se kam këtë dashuri dhe fansat më të mirë në botë!”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/