Telegrafi

Dua Lipa me stil të veçantë, fotografohet rrugëve të New Yorkut me pantallona me dizajn të ushtrisë

Dua Lipa dukej e thjeshtë teksa shkoi për drekë në New York City disa ditë pas pjesëmarrjes së saj në eventin madhështor, Met Gala 2023.

Këngëtarja 27 vjeçe, tregoi ndjenjën e saj të modës me paraqitjen e saj, teksa drekoi me Joe Kentish, kreun e kompanisë Warner Records UK, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “No lie” kishte veshur një këmishë me vija blu dhe të bardha të cilën e kishte kombinoi me një palë pantallona me dizajn të ushtrisë.

Duke mbështjellë një bluzë me vija të kuqe rreth shpatullave, Dua mbante gjithashtu një çantë dore të zezë e rrip.

Lexo po ashtu Dua Lipa duket elegante me fustan të zi, pas mbarimit të mbrëmjes madhështore të Met Gala 2023

Flokët e saj të zeza ishin lënë të lirshme të binin mbi supe, teksa ylli e kompletoi pamjen e saj me një palë syze dielli.

Për aksesorë, Dua kishte zgjedhur një palë vathë argjendi, gjersa dukja e saj u kompletua me një palë atlete të bardha.

Dua përndryshe pak ditë më parë pati një paraqitje të mrekullueshme në ngjarjen më të madhe vjetore në industrinë e modës, Met Gala 2023.

Tematika e sivjetme e Met Gala ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” – në nderim të stilistit kontrovers gjerman të modës, i njohur për punën e tij me markën “Chanel”, i cili vdiq në 2019.

Dua ishte mjaft në temë teksa u shfaq në ngjarje me fustanin ikonik të Claudia Schiffer të vitit 1992.

Met Gala 2023 u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City me prezencën e shumë yjeve me famë botërore. /Telegrafi/