Telegrafi

Dua Lipa shpjegon se si “eci mbi ujë” në klipin e saj të ri “New Rules” (Video)

Dua Lipa ‘theu’ ligjet e fizikës në klipin e saj më të ri “New Rules”.

Në disa prej skenave, artistja kosovare është shfaqur bashkë me balerinat e klipit, teksa ecin me taka mbi ujë.

Këtë gjë ajo e arriti falë produksionit, i cili realizoi klipin, e që në fakt në një video të publikuar së fundmi nga Dua në Facebook, shpjegojnë gjithë mënyrën se si e realizuan këtë.

Lexo po ashtu Vlora Çitaku u shkruan letër prindërve të Dua Lipës (Foto)

Në videon e “making of”, regjisori dhe ekipi i saj treguan se për ta realizuan këtë skenë, kanë marrë një tavolinë xhami të vendosur në ujë, e mjaftueshme për të mbajtur nëntë persona, aq sa edhe ishin protagonistet në klip.

“Është kënga e ndarjes të cilën kam dëshiruar ta kem, kur jam ndarë me të dashurin”, është shprehur Dua gjatë përgatitjeve të klipit, i cili ka arritur shifra të larta shikueshmërie në kanalin YouTube. /Telegrafi/