Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, shpeshherë i kushton vëmendje dhe hapësirë Kosovës në profilin e saj.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, e cila në profilin e saj ku numëron mbi 71 milionë ndjekës, ndau një imazh nga aktiviteti i presidentes Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve.
Ylli me prejardhje nga Peja është solidarizuar duke i treguar fansave për fatin e 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Presidentja e vendit dhe kryeministri Albin Kurti, vendosen kurora me lule pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.
Të dy krerët e shtetit gjithashtu deklaruan se zbardhja e fatit të 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit është kryefjalë në çdo takim me palën serbe.
Dua është e zëshme në shumë prej ngjarjeve që ndodhin në botë e po ashtu edhe në Kosovë, duke qenë se me prejardhje është shqiptare.
E njëjta po korrë suksese të mëdha edhe në karrierë, duke u cilësuar si një prej yjeve më të suksesshme në botë. /Telegrafi/