Telegrafi

Dua Lipa shkëlqen për revistën “In Style” (Foto)

Revista e njohur me renome botërore, InStyle, ka për protagoniste në kopertinën e edicionit të fundit superyllin shqiptar, Dua Lipën.

Revista e themeluar në vitin 1994 e sheh Duan në formë perfekte dhe tejet të lezetshme me makijazh të thjeshtë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Dua Lipës

Ajo shfaqet me një bluzë të zezë dhe dorëza të kuqe, teksa edhe flokët i ka shumë të thjeshta dhe pak të kuruara.

Dua Lipa së shpejti pritet të publikojë albumin e saj debutues. /Telegrafi/