Telegrafi

Dua Lipa shijon një ditë me diell në Londër ndërsa shfaqet atraktive me bikini

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka shijuar një ditë me diell në Londër.

Ajo në rrjetin social, Instagram ndiqet nga hiç më pak se 45.9 milionë ndjekës, gjersa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.

Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive duke marrë rreze dielli, në të cilat ka marrë vëmendje me pozat në bikini.

Ajo shfaqet e veshur me një palë bikini rozë dhe blu, ku ka vënë në pah linjat tërheqëse.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Anwar Hadid duken sportivë teksa hedhin mbeturinat dhe nisen për në shëtitje

“Diell sot në Londër, dhe kam filluar të lexojë librin e shkëlqyer të quajtur “A little life””, ka shkruar Lipa.

Dua këtë kohë ka qenë e izoluar në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid.

Dyshja, të cilët po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, në qershor festojnë njëvjetorin e lidhjes së tyre.

Krahas kësaj, ylli shqiptar po korrë suksese të mëdha me albumin e dytë të titulluar “Future Nostalgia”. /Telegrafi/