Site icon Telegrafi

Dua Lipa shfaqet si prezantuese në “Saturday Night Live” – në publik nuk mungojnë as prindërit e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, di gjithmonë se si të marrë vëmendje.

Ajo ka prezantuar, kënduar dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në episodin e 49-të të spektaklit të famshëm amerikan.

Artistja me origjinë nga Kosova nisi programin duke prezantuar veten e saj: “Unë jam Dua Lipa, Dua do të thotë dashuri në shqip dhe Lipa është mbiemri im në shqip”.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja tutje përmendi edhe prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, të cilët ndodheshin në mes të publikut.

Teksa kamera u drejtua nga ata, prindërit e artistes u panë duke qeshur me të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Ata janë modernë, iu pëlqen të festojnë” dhe në një mbrëmje ndërsa ajo kishte dalë me miqtë, rastisi prindërit e saj në një klub në 3 të mëngjesit, “gjë që është e sikletshme sepse gjëja e fundit që do të shohësh kur je tapë është vajza jote”, u shpreh më tej ajo.

Këngëtarja njoftoi edhe publikimin e albumit të saj të tretë, “Radical Optimism”.

Dua nuk la jashtë vëmendjes as kërcimin e saj viral në vitin 2018 që u kritikua shumë pasi e quajtën “dembele” dhe shkruanin “jepi vajzë, vazhdo të mos na japësh gjë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo u kundërpërgjigj dhe tha “në fakt, ju dhashë meme-n më të madhe të të gjitha kohërave”.

Gjithashtu, 28 vjeçarja performoi dy këngë të reja nga albumi: “Illusion” dhe “Happy For You”. /Telegrafi/

Exit mobile version