Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa imazhe dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të reklamës më të fundit për “Porsche”.
Në postimin e saj në Instagram, ajo ndau momente të paharrueshme nga ky projekt, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një skenë të veçantë dhe të papritur.
Në video, Dua shfaqet duke lëvizur me një barkë të fryrë dhe duke i befasuar të gjithë me dukjen sikur të ishte shtatzënë. Kur të tjerët e pyesin për këtë, ajo me humor përgjigjet, “Shumë tacos”, duke treguar se fryrja vinte nga ushqimi dhe jo nga diçka tjetër.
Ky moment i këndshëm ka bërë që ndjekësit e saj të reagojnë me dashuri dhe të qeshura në komentet e postimit.
Dua Lipa ndau emocionet dhe përvojën e saj nga ky projekt me “Porsche”, duke shkruar në mbishkrimin e postimit: “Projekti i ëndrrave të @Porsche me ekipin e ëndrrave. Kur u bë kjo për herë të parë pyetja ime e vetme ishte ‘sa larg mund ta çojmë atë’ kështu që shkuam deri në fund! Filmi i plotë në Porsche YouTube”.
Ky bashkëpunim tregon përkushtimin dhe pasionin e saj për të sjellë diçka të veçantë dhe inovative për adhuruesit dhe ndjekësit e saj.
Përveç angazhimeve të saj ndërkombëtare, Dua Lipa aktualisht ndodhet në vendin e saj të origjinës, Kosovë, për festivalin “Sunny Hill”, një event madhështor që organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Festivali ka mbledhur emra të njohur të muzikës nga e gjithë bota dhe ka sjellë një atmosferë festive dhe të gjallë në Prishtinë. /Telegrafi/